Juve shkëlqen, PSG “fut ujë”

Humbja kundër Barcelonës kërkonte një reagim dhe Juventusi reagoi, duke fituar mbrëmë miqësoren kundër PSG-së 3-2 në Florida dhe duke marrë 3 pikët e para në International Champions Cup.

Hapa të mëdhenj përpara për skuadrën e drejtuar nga Maks Alegri, fitimtare në një ndeshje spektakolare e me shumë raste për shënim.

Higuain, shërbyer nga Dibala, zhbllokoi shifrat në minutën e 45-të, ndërsa në pjesën e dytë luajtën gjithë lojtarët që e nisën nga stoli.

Gonsalo Guedes barazoi, Markizio riktheu bardhezinjtë në avantazh pas një ore lojë. Pastore barazoi 10 minuta para fundit, por sërish Markizio, nga pika e bardhë, i dha fitoren Juves në minutën e parafundit.

Një Juventus bindës, një PSG ende larg të qenit i frikshëm, ku vetëm Di Maria nuk mjafton për të tërhequr përpara një skuadër që jo rasësisht kërkon të blejë një si Nejmar, i aftë të ndryshojë ekuilibrat në çdo ndeshje.

PSG – JUVENTUS     2-3

Shënues: 45′ Higuain, 54′ Guedes, 61′ Marchisio, 80′ Pastore, 89′ Marchisio pen.

b(4-3-3): Areola (61′ Descamps); Meunier (46′ Dani Alves), Kimpembe, Thiago Silva (46′ Marquinhos), Berchiche (46′ Kurzawa); Matuidi (46′ Callegari), Thiago Motta (46′ Nkunku), Verratti (46′ Lo Celso); Lucas Moura (46′ Guedes), Cavani (46′ Jesé), Di María (61′ Pastore).

Juventus (4-2-3-1): Buffon (65′ Pinsoglio); Lichtsteiner (46′ De Sciglio), Benatia (46′ Barzagli), Chiellini (46′ Mandragora), Alex Sandro (46′ Asamoah); Khedira (46′ Rincon), Bentancur (46′ Pjanic); Cuadrado (46′ Sturaro), Dybala (46′ Marchisio), Mandzukic (46′ Caligara); Higuain (46′ Kean).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online