“Juve, Milani, Interi dhe Roma kanë falimentuar”, Tare jep deklaratën e fortë në Itali: Mbahen gjallë se i do sistemi

Igli Tare ishte pjesëmarrës në një leksion në universitetin “Luiss di Roma” mbrëmjen e djeshme. Gjatë fjalës së tij, drejtori sportiv i Lacios ka dhënë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se klubet e mëdha të Italisë kanë falimentuar teknikisht, por mbahen gjallë vetëm sepse i duhen sistemit. Tare mbështet drejtimin e klubeve si pronë familjare dhe kundërshton ndërhyrjen e kompanive të huaja, pasi sipas tij këto të fundit shohin vetëm anën komerciale dhe e lënë pas pasionin për lojën e ekipin.

“Kanë mbetur katër prona familjare, Udineze, Atalanta, Lacio dhe Napoli. Unë jam më shumë për këtë menaxhim, kompanitë shumëkombëshe kanë vetëm një interes komercial dhe bukuria e futbollit humbet: pasioni, dashuria. Ato fonde funksionojnë me algoritme dhe ata nuk duan t’ja dinë për historinë e ekipit dhe qytetit. Unë jam një tifoz i shkollës së vjetër.

Ky është viti im i pesëmbëdhjetë në Lacio. Kam fatin të punoj me një kompani me një menaxhim të virtytshëm. Sot ka kompani, edhe në nivelin e parë, si Juve, Roma, Milan, Inter, të cilat teknikisht kanë falimentuar por janë mbajtur gjallë nga fakti se sistemi ka nevojë për to. Është shumë e rëndësishme të kesh menaxhim afatgjatë në kompani me projekte të rëndësishme për të parë të mirën e kompanisë”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online