E rrallë/ “Ti je me ne apo me ata?”! Kombëtarja e Italisë “gatuhet” nga një shqiptar, “e harron punën” vetëm në ndeshjet kundër Shqipërisë

Shqiptarët po ndërtojnë histori suksesi në Europë. Brezi i emigrimit dhe i vështirësive të mëdha ka arritur të marrë pozita të larta edhe në pjesën e futbollit. Nuk kemi vetëm raste si të Elseid Hysaj, me familjen e tij që lëvizi me gomone drejt Italisë, por edhe si të Petrit Malaj. Në Italinë që shquhet për ushqimin e saj, besimi për gatimet dhe përgatitjet e ndeshjeve i është lënë pikërisht një shqiptari, Petrit Malajt. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Punën e tij dhe mbështetjen e madhe që i jep Italisë e harron vetëm në një moment, kur “axurrët” përballen me Shqipërinë, duke nisur që nga grupmoshat e deri te ekipi A.

“Përse ia kanë besuar një shqiptari këtë pozitë? Kjo do të thotë që ne shqiptarët jemi serioz, jemi punëtor. Kam 30 vite në këtë pozitë. Në Shqipëri kam studiuar shkollë ushtarake. Mora rrugën e emigrimit dhe me rastësi, u bëra pjesë e futbollit në Itali. Pastaj kam studiuar shumë. Unë jam menaxheri për qendrën e futbollit në Itali, për Federatën e Futbollit të Italisë. Italia ka 21 Kombëtare duke marrë moshat dhe pjesën e futbollit të femrave.

Në cdo vend që udhëton Italia, jam dhe unë. Përshendetja e Chiesas për tifozët shqiptarë kur Itali u shpall kampione e Europës? Po, i kam thënë unë. Me kë do të bëj tifoz te Shqipëri-Itali?  Po unë jam profesionist, por zemra dhe gjaku im është shqiptar. Ka qenë një rast kur ndeshej Shqipëria dhe Italia me moshat U-19. Kam ndihmuar Shqipërinë, i kam ardhur mbrapa më tepër dhe te italianët me thonin: “Ti je me ne apo me ata”. Kur më pyesnin për kë bëja tifoz, i thoja se jam shqiptar. Më përgjigjeshin se më çmonin më tepër”, tha Malaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online