Juventusi ka regjistruar një tjetër fitore në Amerikë, të tretën rresht në turneun amerikan.
Sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë bardhezinjtë u ndeshën me një seleksion të yjeve të kampionatit amerikan, All Stars MLS, sfidë e mbyllur në barazim 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa nga penalltitë Juventusi nuk gaboi asgjë, duke fituar 5-3.
Shenoi sërish sulmuesi i ri Favili, i cili gjeti golin provizor të avantazhit. Një turne perfekt për 21-vjeçarin, i cili ka mahnitur dhe tashmë do të shkojë në huazim te Xhenoa.
Ndërkaq, në Torino ka zbarkuar mbrojtësi Leonardo Bonuçi, i kthyer në heshtje totale. Asnjë pritje pompoze nga tifozët, që e kanë pritur shumë keq kthimin e tij, asnjë lajmërim nga Juventusi në rrjetet sociale deri afër mesdite, si për të shmangur reagimet negative.
Qui Caselle ? | @bonucci_leo19 è a Torino!#ForzaJuve pic.twitter.com/ap7awEbcz2
— JuventusFC (@juventusfc) August 2, 2018