Për fitoren “magjike” të Romës ndaj Barcelonës ka komentuar edhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopit, i cili pas Jup Hajnkesit bëhet trajneri i dytë gjerman që kap gjysmëfinalen me një skuadër jo gjermane: “Isha në dhomat e zhveshjes kur dikush më tha se Roma kishte eliminuar Barcelonën. Në fillim mendova se ishte një shaka, nuk e besova. Kam respekt maksimal për skuadrën italiane, ata kanë një skuadër fantastike. Thjesht nuk e prisja këtë rezultat, por e dija që nuk ishte e pamundur. Atyre iu largua një lojtar i jashtëzakonshëm si Mohamed Salah dhe përsëri arritën të shkonin në gjysmëfinale, kjo është diçka fantastike”, tha tekniku gjerman.
Më pas, Klop ka folur për fitoren ndaj Sitit: “Mundëm skuadrën me të fortë në botë në këtë moment, por në një ditë të mirë në mund të fitojmë ndaj çdo rivali. E kuptoj Guardiolën që ankohet për një gol të anuluar, por në shënuam 5 gola dhe pësuam një, janë numra të pamundur. Megjithatë, tani mos te flasim për Liverpul të madh. Barcelona, Reali, Bajerni janë klube që fitojnë gjithçka prej disa dekadash, ndërsa Liverpuli asgjë. Nuk bëhesh dot fitues brenda nate, është një proces dhe ne po rritemi”.