Jurgen Celhaka kthehet nga “internimi” pas 14 ndeshjeve me të rinjtë, Ernest Muçi i kthehet zakonit të vjetër

Legia e Varshavës vazhdon që të mbajë në gjirin e saj dy prodhimet e Tiranës, Jurgen Celhaka dhe Ernest Muçi. Mesfushori u kthye nga “internimi” pas 14 ndeshjeve. Me ardhjen e trajnerit të ri, lojtari u dërgua në ekipin e dytë të Legias ku ka qëndruar deri tani.

Megjithatë, në ndeshjen e fundit me Jagelonian, Celhaka qëndroi në stol me ekipin e parë. Shoqëri do t’i bënte edhe Ernest Muçi. Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, futbollisti shquhet për një super nisje të sezonit me golat e tij dhe më pas me rënien e formës, ku shpeshherë e shikon takimin nga stoli. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *