Mançester United nuk ka gabuar sot, në sfidën shtëpiake kundër Hadërsfildit, duke fituar 2-0 dhe duke shkurtar paksa distancën me Sitin kryesues.
Pas një pjese të parë aspak të bukur, Romelu Lukaku zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Sançez shënoi edhe golin e parë me fanellën e Djajve.
Lajmi më i bukur i ditës ishte pikërisht goli i sulmuesit kilian, si dhe bashkëpunimi i tij me Lukakun, duke krijuar një dyshe premtuese, por nga ana tjetër, Zhoze Murinjo duhet të shqetësohet për një lojë aspak të mirë, ashtu si në ndeshjen e shkuar në Londër, ndaj Totenhemit.
Ndërkaq, në ndeshjen e tjera ra në sy barazimi i Suonsit, 1-1 në Lester, me uellsianët që vijojnë të mos njohin humbje dhe të afrohen me mbijetesën, ndërsa në zonën e ftohtë ka zbritur Stouk Siti, që u mund sot 2-1 në Bornemuth. Nuk mjaftoi goli i Xherdan Shaqirit, i cili për herë të parë që kur luan në kampionatet e mëdhenj shënon një gol me kokë.