Dalipi: Partizani po rritet, tani presim edhe Çanin

Në konferencën e zakonshme për shtyp të Partizanit sot doli zv.trajneri Klevis Dalipi, pasi Starova është i pezulluar. Dalipi vlerësoi në maksimum rivalin e nesërm, Kamzën, që e mundi Partizanin edhe në ndeshjen e luajtur në Kamzë dhe qëndron më lart në renditje.

“Kamza jo rastësisht gjendet në këto pozita në klasifikim në këto 17 javë, i ka merituar pikët e grumbulluara dhe gëzon një grup të mjaft të mirë lojtarësh, por edhe një trajner që e njeh mjaft mirë kampionatin. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e këtij takimi, por objektivat tona siç edhe e kemi deklaruar janë të marrim në çdo ndeshje vetëm fitore. Lojtarët që janë afruar në janar po ambientohen dita-ditës me grupin. Mendoj që në takimin e Kupës skuadra funksionoi më mirë në të gjitha aspektet, por duhet të përmirësohemi më shumë në finalizimin e aksioneve, sepse lojtarët që kemi në organikë, kanë akoma më shumë potencial për të dhënë në fazën sulmuese. Skuadra po funksionon mirë, tashmë ne presim shumë nga lojtarët e rinj, por edhe nga grupi aktual që të japin më shumë për skuadrën”, tha Dalipi.

Edgar Çani mbetet shpresa e madhe për sulmin: “Çani po zhvillon një program, për vetë faktin se është bashkuar vonë me ekipin dhe nuk ka kryer fazën përgatitore me skuadrën. Ajo që është pozitive në këto ditë që gjendet pranë grupit është se ka marrë ngarkesat e plota dhe nuk ka shfaqur shenjat e dëmtimit që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë kësaj periudhe. Por Çani ende nuk është në 100% e kondicionit të tij fizik dhe në ditët në vazhdim do të presim si do të reagojë. Kemi qenë shumë të kujdesshëm në merkato dhe besoj që kemi afruar lojtarët e duhur në periudhën e janarit. Është e vështirë që të gjesh lojtarë të lirë, por ne kemi bërë maksimumin dhe them që janë afrime pozitive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online