Liverpuli, Mançester Junajtid dhe UEFA do të bashkëpunojnë mes tyre përpara transfertave në Rusi në Ligën e Kampioneve. Dy klubet do të luajnë në harkun e 24 orëve në Moskë dhe ata i druhen huliganëve rusë që kanë nisur nga kërcënimet. Junajtid do të përballet me CSKA-në e Moskës me 27 shtator, teksa 24 orë më vonë Liverpuli do të përballet me Spartakun. UEFA ka garantuar se do të marrë masat dhe do të kontaktojë me autoritetet lokale për të siguruar që gjithçka do të jetë OK!