Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja kundër Flamurtarit, por nuk ka ankesa ndaj skuadrës. Sipas tij, rezultati ishte pak gënjeshtar, në një ndeshje ku Partizani luajti mirë.
Humbje që është një hap pas, pas një ecurie të mirë.
Mëkat, sepse pësuam gol me një gjuajtje në kuadrat, nga një kros, në një ndeshje që e kishim përgatitur mirë gjatë javës. Nuk patëm as fat, por nuk është një hap pas. Më vjen keq për djemtë, dhanë gjithçka, por nuk mund të themi që hodhëm një hap pas. Ndeshja ishte e mirë, rezultati është pak gënjeshtar.
Pse Herrera dhe jo Bardhi, kur u dëmtua Adorjan?
U fut një anësor sulmi për një anësor sulmi. Herrera është paraqitur mirë kur ka luajtur, edhe sot bëri mirë, edhe pse nuk ishte vendimtar. Bardhi u fut me detyra në qendër, kishte tjetër pozicion.
Kreu duket shumë larg dhe tashmë mund të quheni thuajse jashtë. A e mendoni se Partizani ka një problem në krijimin e rasteve për shënim?
Diskutimi për renditjen është i parakohshëm. Ne duhet të punojmë, të rikuperojmë pikë dhe të gjejmë skuadrën ideale. Sot lamë tre pikë dhe na vjen keq, por kampionati nuk mbaroi sot. I kemi mundësitë, mjetet dhe forcën për të rikuperuar, duke u përmirësuar në lojë dhe duke perfeksionuar gjithçka me kalimin e kohës.
Në dy sezonet e fundit Partizani ka qenë shumë pranë titullit. I druhesh dështimit?
Unë jam këtu për të punuar dhe për të bërë më të mirën e mundshme, që skuadra të luajë futboll të mirë. Nuk e di ku do të arrijmë, por baza është e mirë. Kjo është një ndalesë, sado e pamerituar, duhet të rikuperojmë sa më shumë pikë të mundemi, ndërsa nuk kam sferë kristali për të parë ku do të mbërrijmë.
Mungesa jote në stërvitje gjatë javës, mund të ketë qenë një problem?
Kur kam munguar? Kam qenë gjithmonë në stërvitje.