Juliano: Largimi im, në dorë të klubit

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, ka folur pas humbjes në Kamzë, duke hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes, ndërsa ka lënë gjithçka në dorë të klubit. Për italianin, mungesa e sulmuesve ka çuar te mungesa e golave dhe ky është problemi kryesor i Paretizanit.

Kontestimi i tifozerisë – “Tifozët kanë të drejtë të na kontestojnë, sepse rezultatet nuk po vijnë. Një handikap i madh është fakti që nuk shënojmë, edhe pse krijojmë lojë e raste dhe skuadra po tregon shumë dëshirë. Më vjen keq, por rezultatet nuk janë të mira dhe harrohet loja.

Mundësia e largimit? “Puna që bëj është e vështirë dhe më vjen keq që nuk po arrijmë të konkretizojmë ato raste që krijojmë, duke qenë në një pozicion aspak të merituar në renditje. Për të ardhmen, klubi e ka në dorë dhe ata do të vendosin. Skuadra kërkon të luajë mirë dhe të luftojë, por është një moment i vështirë dhe mungesa e fitoreve ka shtuar ndjeshëm presionin.

Ndërhyrje në merkato, duke parë rezultatet dhe problemet? “Mua do të më mjaftonin të kisha të gjitha ata që kam në skuadër, sepse kemi mungesa të rëndësishme prej fillimit të sezonit. Vlerësimi i bërë tani ndikohet nga rezultatet, por po të kisha në dispozicion gjithë lojtarët do të ishte shumë ndryshe.

Largimi, është zgjidhja e halleve të Partizanit? “Jo, mënyra e vetme për të ndihmuar skuadrën është të punohet sa më shumë. Unë besoj te puna që po bëj, në kushte aspak të lehta, por vlerësimin e bëjnë të tjerë, e ka në dorë klubi të ardhmen time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online