Marash Kumbulla u dëmtua në periudhën e Kombëtareve dhe nuk mund të luajë me Romën. Por pavarësisht këtij dëmtimi, mbrojtësi nuk po gjente hapësirat si titullar edhe më parë. Kjo e uli ndjeshëm besimin tek ky lojtar që nisi të kryente disa gabime duke iu larguar perfeksionit të Veronës.
Por përse Roma nuk po i besonte Kumbullës? Ish-mbrojtësi i Lacios, Masimo Picedda, ka zbuluar gjithçka për “Radiosei”: “Nuk luan dot para të tjerëve se nuk është lojtar që ndërton. Kjo është arsyeja pse Kumbulla nuk luan në 11 titullare. Unë do ta merrja te Lacio. Këtu do të përshtatej më mirë, vërtetë. Në mbrojtjen tonë do të ishte titullar. Mund të jetë edhe te Roma, por nuk po e shohin.
Smalling është lojtari ka dhënë gjithçka në karrierën e tij dhe ka përgjegjësi për golat e pësuar. Unë kam parë që të bëhen disa gabime aty që nuk ndodhin as te ekipet e moshave e të fëmijëve. Ne shpesh kritikojmë mbrojtjen e Lacios, por ajo e Romës nuk është më e mirë. Ibanez dhe Cristante kanë hasur vështirësi të mëdha ndaj kundërshtarëve të kalibrit të lartë. Unë nuk i konsideroj këta mbrojtës për sfida të mëdha”, u shpreh ish-mbrojtësi i Lacios. /Sport Ekspres/