“Ju tifozët e Ronaldos jeni pak të trashë”! Albano Bogdo: Si e krahasoni me Mesin? Ai shtriu në tokë Boateng me një lëvizje dhe turpëroi Neuer

Ronaldo apo Mesi? Personazhi i njohur në Shqipëri, aktori Albano Bogdo, e ka të qartë zgjedhjen e tij. I ftuar në “Shah Mat Podcast”, aktori shqiptar ka dhënë me argumentim idenë e tij se pse Lionel Mesi jo vetëm që është më i mirë se Cristiano Ronaldo, por që nuk mund të krahasohet me portugezin.

“Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave është Lionel Mesi, pa pikë diskutimi. Ju tifozët e Cristiano Ronaldo-s jeni pak të trashë të gjithë. Nuk e kuptoj sesi mund të krahasoni një njeri, që sa herë prek topin bën magji dhe gol pastaj, me një tjetër që thjesht bën gol, por pa magji. Më thuaj kush lojtar nga këta të dy, kanë bërë njerëz që nuk janë fare tifozë të futbollit që të vendosin duart në kokë dhe të çmenden?

Unë jam tifoz i Bayern Munchen, nuk kam asnjë lidhje me Mesin. Por kur ka shtrirë Jerome Boateng në tokë, që po luante kundër Bayern tim të zemrës, e shtriu Boatengun me një lëvizje në tokë, që Boateng ishte mbrojtësi më i mirë në botë në atë moment. Sa kishte fituar Botërorin dhe tripletën me Bayern, e shtriu në tokë Mesi me një lëvizje. Jo vetëm që nuk më mërziti, por isha me duart në kokë. Shtriu Boateng dhe pastaj ia hodhi parabël Neuer, portierit më të mirë në botë. Ronaldo ka luajtur kundër Bayern, ka bërë gola, por ka bërë gola fare normal.

Pasim, gjuajtje, gol. Nuk shtriu njeri në tokë, nuk ka bërë asgjë nga këto. Goli me rroveshatë që i bëri Buffon? Më dëgjo mua, ka bërë gol me rroveshatë Zlatan Ibrahimovic nga 40 metra, prandaj nuk duhet folur fare për atë rastin e Ronaldos. Nuk ka bërë asgjë Ronaldo që nuk i kanë bërë të tjerët, ato që bënte Mesi, nuk i bën dot askush tjetër. Dhe me këtë ritëm që janë Haland dhe Mbape, Ronaldo mund të përfundojë i 8 në histori pas ca vitesh. Ronaldon e kaloi Bellingham me fare pak ndeshje”, tha Bogdo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online