“Ju të quani tradhtar se ikën te Shqipëria”! Krelani hedh “knock out” Zhegrovën: A e refuzove ti dy herë Kosovën?

Edon Zhegrova zgjodhi që të përsëriste Lorik Canën nëpërmjet një deklarate duke u shprehur për besnikërinë e tij dhe tradhtarët e tjerë: “Mua m’u deshën vetëm 10 sekonda që ta pranoj ftesën”. Ndërkohë një reagim të ashpër ka bërë gazetarja Qëndresa Krelani që i tregon Zhegrovës refuzimin që i ka bërë më herët dardanëve.

“Seriozisht edhe Edon Zhegrova paska fol për tradhëti? Cili Edon është i vërteti këtu? Ky i 2017 që e ka refuzu Kosovën U19 dhe U21, apo ky që mbasi u ftu në Përfaqësuesen A, iu kan desht 10 sekonda me vendos.

Kush po e thot të vërtetën këtu? Trajneri Krasniqi i cili publikisht thotë që Federata i ka bërë ftesë zyrtare dy herë, por Edon Zhegrova ka refuzu sepse lartëmadhëria e tij paska vnu kushte dhe ka kërku direkt me lujt në Përfaqësuesen A? Apo Edon Zhegrova i cili thotë që asnjëherë nuk ka marr ftesë?

I njëjti skenar po ndodhë edhe sot me ata që zgjodhën Shqipërinë dhe ju po i quni tradhtarë apo? Federata thot “Iu kemi bërë ftesë”. Familjarët thonë sikur Zhegrova dikur “Nuk kam marr ftesë”
.

Ti djaloshi me këmbët magjike dhe një prej më të talentuarve në Përfaqësuese. Ti, bashkë me këshilltarët e tu, jeni të fundit që mundeni me fol në emër të atdhetarizmit. Mos mendo që je më atdhetarë sesa familjarët e atyre që zgjodhën Shqipërinë.

A din çka quajmë drejtësi dhe atdhetarizëm o luani i Kosovës! E që n’fakt kurr asnjëherë nuk e ke bërë. Asnjëherë.

Me bo zhurmë deklarative për shokët e tu që po iu bëhet e pa drejtë duke mos u ftu kurr në Përfaqësuese.

Shokët e Kosovës që çdo ditë i thejnë këmbët për Superligë dhe janë shumë më t’mirë se disa prej juve aty në Kombëtare mirpo prej padrejtësive rrinë në shpi.

Ti bashkë me këshilltarët e tu, e bashkë me krejt neve e dijmë sesi shumë djem kosovarë që luajnë në ligat europiane, në çdo ndeshje po shënojnë, janë titullar, kan paraqitje fantastike, vdesin me marr nje thirrje nga Kosova dhe prap nuk marrin ftesë, ndërsa ti ke shëtit nëpër bankat rezervë te ekipeve evropiane edhe prap je privilegju duke u ftu në Përfaqësuesen A.

Kjo është tema thelbësore, jetike, kryesore për të cilën duhesh TI, UNË, NE, JU, ATA të bëjmë zhurmë. “PADREJTËSITË NDAJ LOJTARËVE TË KOSOVËS”. Edhe duhet njëherë e përgjithmonë dikush me dhon përgjegjësi”, shkruan Krelani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online