“Ju lutem, a mund ti bashkohem Kombëtares”? Depay kërkesë qeverisë franceze: Përderisa Francën e lejoni…

Një kërkesë e veçantë ka ardhur në drejtim të qeverisë franceze. Memphis Depay ia ka bërë një kërkesë publike Francës zyrtare dhe presidentit Macron përmes llogarisë së tij në “Twitter”. Sulmuesi i Lyon-it dëshiron t’i bashkohet Kombëtares së tij për kualifikueset e Botërorit 2022, pasi rregullat e vendosura së fundmi në Francë bllokojnë daljen e qytetarëve për në vendet që nuk janë pjesë e BE-së. Futbollisti holandez kërkon një përjashtim për rastin e tij, njësoj siç Franca vepron në rastin e Kombëtares së vetë.

“Qeveria franceze, ju lutem a mund të bashkohem me ekipin kombëtar të hënën? Kjo do të ishte e drejtë pasi që të gjithë bëni një përjashtim për ekipin kombëtar të Francës që udhëton jashtë Europës për të luajtur ndeshje gjithashtu!!!”, shkruan Memphis Depay./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *