VIDEO/ Rregullat nuk e lejojnë të vijë në Shqipëri, mesfushori i Kombëtares protagonist me asisit

Qazim Laçi është një nga elementet që ka spikatur me lojën e tij në mesfushë. Talenti shqiptar ka marrë edhe ftesën e Kombëtares gjatë edicionit të shkuar të Ligës së Kombeve, duke marrë edhe minutat e tij në fushë me fanellën kuqezi. Por rregullat e vendosura nga qeveria franceze duket se do ia bëjnë të pamundur grumbullimin me Shqipërinë, pasi nuk lejohet udhëtimi i qytetarëve në vendet jashtë Bashkimit Europian.

Një vendim ky që vjen në momentin kur më pak duhej, teksa përpara qendrojnë 3 përballje të rëndësishme, ndërsa vetë lojtari po gëzon një formë mjaft të mirë. Laçi është një titullar i përhershëm në radhët e Ajaccio, me të cilët ditën e sotme është kthyer në protagonist. Mesfushori 25-vjeçar ka dhënë një asist në golin e vetëm të skuadrës së tij, që është mposhtur në shifrat 2-1 nga Chambly./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online