“Ju e shihni çuditshëm Kolelën, kjo kulturë sportive hipokrite në Shqipëri”! Drejtori i Partizanit flet pas largimit të Skukës dhe Bitrit

0

Elton Marini ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Drejtori i Partizanit ka komentuar reagimet që ka pasur për deklaratat e trajnerit Kolela pas ndeshjeve, që ngjall jo pak diskutime me ftohtësinë e tij dhe mungesën e transmetimit të emocioneve. Gjithashtu Marini ka komentuar edhe largimin e Skukës drejt Metz për shifrën e 1 milionë eurove.

“Askush nga ne nuk ndihet mirë kur Partizani nuk fiton. Për këtë duhet të jenë të sigurt të gjithë. Unë nuk e kuptoj pse duken të çuditshme deklaratat e trajnerit Kolela. Për hir të së vërtetës, për shkak të kulturës sportive hipokrite që kemi ne në Shqipëri, tingëllojnë të çuditshme. Një e vërtetë e thënë pas ndeshjes duhet të vlerësohet. I ka qëndruar gjithmonë besnik lojtarëve të tij, nuk ka kërkuar kurrë alibi, ndryshe nga intervistat e tjera që dëgjojmë që nuk janë shumë të ndershme dhe koherente.

Skuka? Akoma nuk është bërë zyrtarizimi te Metz, por Partizani nuk mund ta lëshonte me një shifër me më pak para. Unë e kam thënë gjithmonë se nuk dëshirojmë të shesim lojtarë, por kur do të ofrohen shifra të çmendura, nga një milionë euro e sipër, atëherë klubi do ta mendonte. Nuk besoj se kanë rënë kreditet e Partizanit për titull pas largimit të Skukës dhe Bitrit. Ne kemi besim se kemi lojtarë të mirë. Do të bëjmë edhe ne ndërhyrje, por nuk kanë ndryshuar kreditet për rrugën për titull”, tha Elton Marini. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.