Në Kazakistan po interesohen jo pak për Partizanin. Arsyeja është fakti se Astana do të përballet me kampionët e Superiores në Play Off të Conference League. Si do të shkojë historia? Një prej lojtarëve të intervistuar nga kazakët ishte edhe Amir Bilali. Ish-mbrojtësi i Partizanit ka luajtur edhe në Kazakistan, ndërsa ua ka bërë të qartë se shqiptarët nuk do të dorëzohen lehtë.
“Unë pres një ndeshje me shumë kualitet. Jam i familjarizuar me Astanën dhe Partizanin. Astana ka më shumë eksperiencë. Por në futboll, fiton ai që ka më shumë “tru”. Astana është favorite, por ju e dini që unë jam shqiptar. Ne kemi mentalitetin e luftëtarit dhe do të luftojmë deri në minutën e fundit.
Unë kam luajtur me Partizanin dhe kam shumë marrëdhënie të mirë me drejtuesit atje. Madje kam folur me ta për Astanën. Tifozët tuaj duhet të dinë se Partizani është një ekip i fortë dhe u shpall kampion në Shqipëri. Ka nënshkruar me disa lojtarë cilësor dhe po bëhet më i fortë çdo ditë.”, tha Bilali. /Sport Ekspres/