Josa i zhgënjyer dhe përsërit rregullin e pashkruar të futbollit!

“Kur gabon, pra nuk je efikas në mbylljen e aksioneve që krijon, kështu ndodh, ta pësosh!”. Mirel Josa nuk gjen alibi, por pranon verdiktin e Superkupës së Kosovës, ku Prishtina e tij humbi përballë Dritës së Gjilanit, që vjet fitoi edhe kampionatn.

“Në pjesën e dytë duhet të bënim shumë më mirë, edhe pse Drita e ngriti lojën e saj. Duhet të ishim më të saktë në goditje e të mbyllnim lojën, para se të vinte momenti i penalltisë.

Golin e dytë e pësuam duke e pasur topin në kontroll. Kështu e ka futbolli, ai ekip që fiton, e meriton. Duhet të jemi të kujdesshëm në qarkullimin e topit dhe të mos ia dorëzojmë topin kundërshtarit e të kapemi në befasi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *