Jorgo Pëllumbi me rekord negativ në Kroaci! Largohet pa nisur mirë loja, karton i kuq dhe i verdhë për 5 minuta

Jorgo Pëllumbi është bërë protagonist në ndeshjen e sotme kundër Hajdukut të Splitit, por jo duke shënuar apo asistuar. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut e ka nisur me rekord negativ aventurën e tij në Kroaci, ku në ndeshjen e dytë ka dalë nga fusha pa nisur mirë loja. Futbollisti shqiptar është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 10-të të takimit, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë sheh të kuqin të dalë nga xhepi i gjyqtarit.

Pëllumbi ishte lojtari i fundit në prapavijë në momentin kur ka kryer një ndërhyrje nga pas te kundërshtari, duke bërë që arbitri kryesor të mos e tolerojë aspak këtë veprim, pavarësisht se ishin duke u luajtur minutat e para të ndeshjes. Mbrojtësi 20-vjeçar lë kështu Varazdnin me 10 futbollistë për minutat në vazhdim. Diçka e tillë ka ndikuar në mbarëvajtjen e takimit, teksa Hajduku i Splitit ka shënuar edhe njëherë tjetër në portën e Varazdin, të cilët janë treguar të pafuqishëm për të kërcënuar katërkëndëshin kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *