Sedloski ka debutuar me fitoren në stolin e Vllaznisë duke mundur Erzenin 3-1. Më shumë se rezultati, loja dhe ndryshimi i madh te shkodranët sjell shpresa për vazhdimësinë. Për të treguar më tepër mbi trajnerin e ri, ishte autori i golit të tretë të takimit, Jonuzi, i cili foli në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari.
“Më mirë të shënosh bukur, se shpesh dhe thjesht. Kur je sulmues që je afër portës, bën gola afër zone. Por në pozicionin tim më lejohet edhe goditja nga larg. Goli që unë shënova erdhi në momentin e duhur pasi Erzeni po kërkonte barazimin. Sedloski ka ngritur entuziazmin te ne, ishim agresiv. Ishim shumë më të shpejt në qarkullimin e topit.
Jemi të kënaqur me trajnerin e ri. Unë jam bërë përkëthyes pasi e kuptoj gjuhën e trajnerit. Duhet ta ndihmojmë edhe ne, se Sedloski nuk e njeh shumë kampionatin shqiptar. I kam thënë presidentit të më japi një rrogë tjetër për punën si përkëthyes. (qesh) Nuk është se e kemi mendjen te titulli, diferenca është e madhe. Por nëse fitojmë çdo ndeshje, mund edhe të pretendojmë. Duhet të sigurojmë njëherë Europën”, tha Jonuzi. /Sport Ekspres/