I ka shënuar tre herë Partizanit! Këtë herë i mori barazimin në shtesë, batuta e Zejnullait: Shpresoj të kem edhe një ndeshje tjetër me Partizanin

Egnatia ka arritur që të dalë me një pikë nga ndeshja me Partizanin, në barazimin 1-1. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me Mba. Në minutën e 22, sulmuesi i të kuqëve gjeti golin e tij të katërt në Superiore.

Tek ky futbollist shihet edhe zëvendësimi i Skukës, megjithëse është ende larg formës së lojtarit që tani është pjesë e Metz. Redi Kasa do të barazonte në minutat e fundit të pjesës së parë, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.

Vendasit provuan me të gjitha mënyrat për të dalë te goli në pjesën e dytë duke dominuar mbi Partizanin. Dëamena ishte “i lidhur” këtë herë, duke mos arritur që të spikas. Por në minutat shtesë, ishte Zejnullai që solli golin e barazimit dhe çoi në festë edhe disa tifozë që kishin gjetur tarracat e pallatave për të ndjekur takimin. Në fund Egnatia merr një pikë dhe Tirana ka asistin e madh për t’u shkëputur sadopak nga Partizani. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Zejnullai: “Jam shumë i kënaqur që morëm një pikë në fund. Si shkoi ndeshja, mund ta kishim shënuar edhe një gol tjetër. Tre gola ndaj Partizanit? Ndoshta është edhe fat, po nuk e di, shpresoj të kem edhe një ndeshje tjetër me Partizanin (qesh). Ne jemi profesionist dhe për sa minuta të jem në fushë do të jap maksimumin”.

Tetova: “Për 70 minuta e kemi dominuar Partizanin. Një pikë që më shumë se morëm ne, e fitoi Partizani. E rëndësishme për trajnerin është që ta nxjerrë ekipin para porte, pastaj nëse shënojnë apo jo, është çështje lojtarësh. Gjatë gjithë javës e kam përgatitur stërvitjen me lojëra për të qeshur, që ekipit t’i ikte presioni dhe të ishin sa më të harmonizuar”.

Kolela: “Nuk jam i kënaqur për asgjë. Jam i kënaqur vetëm për pikën, se në fund Egnatia mund ta fitonte ndeshjen. Nuk jam i kënaqur me lojën që ne kemi zhvilluar. Sot nuk jam aspak i kënaqur me ekipin. Egnatia ka ekip të mirë dhe ishim të ekuilibruar. Nuk jam i mërzitur me pikët sot, por me lojën. Është koncept italian ose shqiptar ky që thoni të luajmë keq dhe të marrim pikët, kjo nuk ndodh. Ne duam lojën e bukur dhe pikët. Kam 10 muaj këtu dhe ju mendoni vërtet se unë tërhiqem mbrapa? Vërtet mendoni se unë i thashë lojtarëve që të tërhiqeshin mbrapa në pjesën e dytë? Na detyroi Egnatia”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online