Bekim Balaj e ka mbyllur aventurën e tij me Sturm Grazin në Austri. Sulmuesi 30-vjeçar nuk kishte më besimin e drejtuesëve të klubit që i komunikuan vendimin për mbylljen e bashkëpunimit, pasi nuk e kishin në planet e së ardhmes. Vetëm tre gola të shënuara janë shumë pak për këtë sulmues që në merkaton e dimrit kishte edhe interesimin e Vllaznisë.
Megjithatë merkato e verës premton një garë më të ndezur nga Superiorja, teksa së fundmi duket se vështrimin e ka hedhur edhe Partizani. “Fansat e Futbollit Shqiptar” raporton se Bekim Balajt i ka mbërritur një propozim nga kryeqytetasit me një shifër të majme.
Nëse bëhet fjalë për rroga të larta, Partizani mbetet një nga klubet që ka mundësinë për të tërhequr figura të tilla në elitën e futbollit tonë. Megjithatë sulmuesi kërkon kohën e tij duke pritur ofertat e tjera për të vazhduar në kampionate më konkurruese, pa e fshirë edhe pistën e Superiores. /Sport Ekspres/