Jo vetëm për fotot, mamaja e Zaniolos i përvishet Capellos: Pa fjalë, më mirë të heshtësh

Komenti i Fabio Capellos për Nicolo Zaniolon nuk mund të kalonte lehtë nga mamaja e këtij të fundit. Trajneri i njohur i ka thënë talentit të ri të Interit, Espositos, që të mos ndjekë rrugën e Zaniolos dhe kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm në rrjetët sociale të Francesca Costas. Kjo e fundit është e njohur nga tifozët, të cilët jo rrallë herë e kanë thumbuar mesfushorin e Romës me komentet për nënën e tij për shkak të fotove provokuese që ajo poston në profin e saj në “Instagram”.

Këtë herë Francesca Costa i është kundërpërgjigjur Capellos me fjalët: “Ndonjëherë është më mirë të heshtësh… Pa fjalë”. Ndërsa më vonë në një tjetër postim liston gjithë arritjet e djalit të saj, duke dhënë edhe mesazhin në fund se rruga e tij është një rrugë në të cilën të gjithë duhet të ecin, përfshirë këtu edhe Espositon.

“Do të jem nëna jote, por ti e ke shënuar vetë rrugën tënde dhe është një shembull për shumë fëmijë që na shkruajnë çdo ditë duke ndjekur ëndrrën tënde dhe duke shpresuar të jenë si ti. Ti, që në moshën 19-vjeçare debutove në Ligën e Kampionëve, ti që në moshën 19 vjeçare shënove dopietë në të njëjtin kompeticion. Kjo thotë shumë: italiani më i ri që ka sukses.

Ti që në moshën 19 vjeçare bëre debutimin në Kombëtaren A. U zgjodhe lojtari më i mirë i ri i Serisë A 2018/2019. Ti që në njëzet vjet tashmë krenohesh me 47 paraqitje me AS Romën me 7 gola dhe 3 asistime. Ti që për mua duhet të jesh një shembull dhe jo një rrugë për t’u shmangur për të gjithë bashkëmoshatarët, më të rinjtë dhe më të mëdhenjtë në moshë, përfshirë këtu edhe të talentuarin Esposito. Shpresoj që e gjithë kjo fushatë, të cilës nuk ia kuptoj motivin, mos të të lëkundë”, ka postuar nëna e Zaniolos./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online