Jo vetëm pas dyerve të mbyllura, virologu italian jep lajme të mira në Serie A: Mund të luhet me numër të kufizuar tifozësh

Futbolli në Itali po ecën në rrugën e duhur drejt rikthimit. Klubet aktualisht janë duke u stërvitur në grupe, ndërsa nga mesi i qershorit pritet që lojtarët të zbresin sërish në fushën e lojës për të mbyllur atë çfarë kanë lënë përgjysmë. Por mjeku virolog, Fabrizio Pergliasco, ka lumturuar edhe më tepër botën e futbollit dhe sportdashësit.

Në një intervistë me “Radio Punto Nuovo“, profesori i higjenës në Universitetin e Milanos dhe drejtor i shëndetit në Institutin Galeazzi ka thënë se nga mesi i korrikut mund të lejohet edhe një numër i limituar tifozësh në stadiume. Padyshim që një sado i vogët të jetë ky numër sërish jep një tjetër impakt në ndeshje, duke i dhënë një tjetër atmosferë dhe duke qenë një motivim shtesë për lojtarët.

“Rikthimi i një pjese të tifozëve në stadiume që nga mesi i korrikut? Është e mundur. Për të reduktuar qarkullimin e virusit sa më shumë të jetë e mundur, është e duhur të veprojmë me kujdes. Por fillimisht futbolli mund të fillojë prapa dyerve të mbyllura. Ajo çfarë po bëjmë është se po proçedojmë me ngadalë“, ka thënë virologu italian, Pergliasco./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online