Jo vetëm ofertë nga Rumania, lojtari që u pajis me pasaportë shqiptare kërkohet në Turqi

Mirlind Daku është rikthyer te Osijeku pas huazimit në radhët e Muras. Shtatlarti shqiptar ka lënë pas një sezon mjaft pozitiv, me statistika që kanë joshur edhe klube të tjera në Europë. Në tryezën e Osijekut nuk është vetëm oferta e Rapidit të Bukureshtit, që ofroi 800 mijë euro për sulmuesin nga Kosova.

Daku kërkohet edhe në Turqi, ku ka rënë në radarët e Trabzonsporit. Mediat turke raportojnë se sulmuesi 25-vjeçar pëlqehet nga trajneri Bjelica, i cili e dëshiron ta ketë në urdhërat e tij. Kujtojmë se Mirlind Daku është përfolur edhe për një kalim te Kombëtarja shqiptare. Marrja e pasaportës shqiptare është një fakt që tregon se dëshira e tij është për të veshur fanellën kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *