Silvinjo e nisi aventurën e tij në ndeshjen kundër Polonisë. Shqipëria humbi me shifrat 1-0 në transfertë, por dha sinjale pozitive. Ndryshe nga kohët e mëparshme te Kombëtarja, ky trajner ka zgjedhur që të jetojë në Shqipëri.
Braziliani ndjek në shumë raste ndeshjet e Superiores nga afër, për t’i dhënë më shumë stimuj edhe lojtarëve të kampionatit tonë. Jo vetëm në ndeshjet e Partizanit dhe Tiranës, Silvinjo është parë sot duke ndjekur edhe përballjen mes Egnatias dhe Lacit. /Sport Ekspres/