Jo vetëm Myrto Uzuni! Gazetari tregon detajet: Altin Lala ka investuar deri në Tajlandë, Tare po ndërton pallat në Zog të Zi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gjergj Stefa ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Në të është folur sa i përket akuzës për Myrto Uzunin për pastrim parash pas investimit të tij në një hotel në Palasë. Gazetari ka treguar se jo vetëm Uzuni, por edhe shumë ish-futbollistë apo lojtarë aktualë kanë bërë investime të tilla si në rastin e futbollistit të Austin. “Myrto Uzuni për pastrim parash? Një lojtar i Superiores në Shqipëri, pas dy vitesh karrierë, është gati të investojë 300 mijë euro për të blerë një godinë. Uzuni ka prentuar një godinë në Palasë mes Green Cost dhe Drimadhes. Një investim që në përfundim të tij do të ketë një vlerë prej 3.2 milionë euro.

Sigurisht që duke dëgjuar këto fjalë, Uzuni, hotel, Palasë, duket shumë, por po flasim për një njeri që paguhet 1.6 milionë euro në një sezon dhe ka blerë një hotel, e ka prenotuar, që do të kushtojë në përfundim të tij 3.2 milionë euro. Pra ose është Uzuni një blerës potencial i saj ose askush tjetër. Nuk ka investuar vetëm Uzuni, ka shumë të tjerë. Lorik Cana ka qenë një ndër të parët që ka investuar në një apartament te Rrugica e Salës, mbi Meduzën, ka shtëpinë e tij. Familja Tare po ndërton pallat te Zogu i Zi, Lala ka investuar më shumë në biznese, ka bërë Rossman, ka bërë restorante, deri në Tajlandë ka investuar. Familja Bogdani ka bërë tokë në rrugën e Kavajës, kanë shumë hapësirë atje. Pra të gjithë kanë investuar se është normale”, tha Stefa. /Sport Ekspres/