Jo vetëm Marsial dhe Herrera, tjetër goditje me parametër zero për Interin

Ideja Hektor Herrera për muajin qershor. Ëndrra Antoni Marsial, nëse lojtari nuk do të rinovojë te Mançester Junajtid. Por, jo vetëm kaq. Pas operacioneve Asamoah dhe de Vrij, Interi ka treguar kujdes të veçantë për afrimet e lojtarëve me parametër zero.

Jo rastësisht, tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër: gjatë orëve të fundit, në selinë e klubit zikaltër ishte paraqitur menaxheri i Eduardo Salvios. 28-vjeçari i Benfikës është një mesfushor krahu, që deri më tani ka shfaqur luhatje në rendimentin e lojës, por me klas të padiskutueshëm. Argjentinasit i përfundon kontrata gjatë verës së ardhshme.

Salvio kërkon një aventurë të re dhe menaxheri i tij, Augustin Himenez ka nisur kontaktet me Interin. Për momentin nuk rezulton që klubi italian të ketë bërë një ofertë konkrete, apo që palët të jenë në fazë të avancuar të negociatave. Lojtari u është ofruar shumë klubeve, me zikaltërit që janë alternativa më e fundit. Eduardo Salvio është oferta e radhës me parametër zero dhe Interi mban shënime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *