Jo vetëm marrja e Kilian Mbape, spanjollët duan të bastisin francezët dhe lojtarët e PSG e kanë ëndërr Realin e Madridit

Mes yjeve që do ti thonë lamtumirë PSG këtë verë është edhe Leandro Paredes, kontrata e të cilit mbaron në 2023.  Për të mos rrezikuar ta humbasin me kosto 0, klubi francez mund të vendosë ta shesë ketë verë mesfushorin 27 vjecar. Real Madrid, pas dështimit për transferimin e Kilian Mbappe nuk i ndahet PSG dhe dëshiron të rrembejë argjentinasin. Paredes i pëlqen destinacioni i ri dhe e ka shprehur hapur në një intervistë.

“Çdo lojtar do të ëndërronte të luante për Real Madrid. Kam shumë respekt për PSG dhe jam i lumtur në Francë por Reali është një klub i rëndësishëm. Ndoshta mund të kthehem në vëndlindje tek Boca Junior. Le të ndodhë cfarë të ndodhë, jeta duhet jetuar”- ka thënë argjentinasi për TYC Sport. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online