Goli i Berat Gjimshitit ndaj Spezias vlen shumë për Atalantën, e lë mbrapa vetëm Barcelona në 5 kampionatet më të forta të Europës

Të gjithë prisnin nga tifozët shqiptarë që Rei Manaj të shënonte në përballjen mes Atalantës dhe Spezias. Por në fakt ishte Berat Gjimshiti që tundi rrjetën për t’i dhënë avantazhit ekipit nga Bergamo, që më pas do të thellonte shifrat në 1-3. Ky gol kishte vlerë të madhe për skuadrën e drejtuar nga Gasperini.

Tanimë Atalanta është në vendin e dytë nga 5 kampionatet më kryesore të Europë, me Berat Gjimshitin që u bë golashënuesi i 20 për këtë sezon në Serinë A. Ndërkohë vetëm Barcelona në La Liga ka arritur që të shënojë në kampionat me 22 lojtarë të ndryshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online