Jo vetëm katalanasit! Real Madrid ankohet për arbitrin kundër Barcelonës: Goli i Christensen nuk ishte i rregullt, kështu iu anulua Gareth Bale në 2016

Shumë ankesa kishin te Barcelona sa i përket vendimeve të arbitrit në ndeshjen e humbur kundër Real Madrid në shifrat 3-2. Megjithatë edhe në krahun e madrilenëve kanë pakënaqësitë e tyre sa i përket kryesorit të takimit.

“Real Madrid TV” ka publikuar pamjet e golit të parë të Barcelonës, që u realizua nga Christensen. “Ky gol duhej të ishte anuluar, lojtari i tyre u mbështet te Kroois për të shënuar golin, e pengoi gjermanin për t’u hedhur. Është si goli që Bale shënoi në Camp Nou në 2016 dhe u anulua pasi u mbështet te Jordi Alba”, thuhet nga “Real Madrid TV”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/