Edon Zhegrova ishte një burim fitimi jo vetëm per Bazelin që grumbulloi 7 milionë euro nga shitja e tij,por edhe për skuadrat e shqiptare në të cilat sulmuesi i Kosovës ka luajtur më parë. Prishtina dhe Flamurtari do të përfitojnë 200 mijë euro secila, nga transferimi i Edon Zhegrovës te Lille.
Kjo për faktin se në kontratën e këtyre skuadrave ka qenë e shkruar që për çdo transferim, skuadrat do të përfitojnë një përqindje. Ndërkohë që Zhegrova është bërë gati për aventurën e re tek Lille. Trajneri i skuadrës e ka ftuar atë për ndeshjen ndaj Marsellie, ku pritet që ta nisë nga stoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/