Marotta ka nisur kontaktet për Dybala, besnikëria nuk i përket më futbollit!

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Paulo Dybala është kthyer në shtyllën e ekipit të Juventusit. Tashmë argjentinasi shihet si ylli i skuadrës dhe loja është e përqendruar rreth tij. Megjithatë duket se Dybala nuk është aspak i kënaqur me skuadrën bardhezi dhe është duke synuar një kalim tek kampionët e Italisë, Interi.

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta ka biseduar me agjentin e lojtarit, Jorges Antun dhe pritet qe ky i fundit të shkojë në Milano për të diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit. Gazetta Dello Sport deklaron se përkundër faktit që tifozët e Juventusit besojnë shumë te “besnikëria” e Dybalas, një kalim te Interi nuk do të ishte çudi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online