Për diçka janë të gjithë dakord: dëmtimet e lojtarëve kanë qenë alibia më e përdorur nga Kristian Panuçi në krye të stolit të Shqipërisë. Në konferencën përpara miqësores me Uellsin, ashtu si ka ndodhur gjithmonë, trajneri foli për mungesa të shumta, të cilat nuk e lejojnë të ketë të njëjtën skuadër dy herë në fushë.
Justifikim, i cili qëndron vertëm pjesërisht. Kjo megjithë dëmtimet e dy titullarëve të mbrojtjes Gjimshiti e Binaku, apo fakti se Hysaj e Basha të pezulluar kundër Skocisë, tashmë do të jenë gati të zbresin në fushën e lojës.
Panuçi vazhdon të ndryshojë. Të eksperimentojë. Të konfirmojë se ende nuk ka krijuar një bosht të vërtetë në skuadër. Kjo konfirmohet nga rotacioni në portë, ku sipas “SuperSport” pas 90 minutave në stol ndaj Skocisë, Tomas Strakosha do të rikthehet titular.
Rikthim në formacion edhe për Elseid Hysaj në krahun e djathtë, ndërsa Mavraj mendohet se mund të qëndrojë në stol, për ti dhënë hapësirë Dermakut dhe Ismajlit të tregojnë vlerat, me Veselin që plotëson repartin difensiv. Në mesfushë, rikthimi i Bashës do të ulë në stol Xhakën, ndërsa titullarë do të jenë Memushaj e Kaçe.
Nga krahët Eros Grezda dhe Myrto Uzuni do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm. Këtë herë nuk pritet të jetë Rey Manaj, i cili zhgënjeu ndaj Skocisë, me Bekim Balajn që pritet të kthehet në formacionin titullar. Me trajnerin që premtoi ndryshim kursi dhe një Shqipëri më mbrojtëse, rreshtimi ndaj Uellsit mendohet të jetë 4-1-4-1. Panuçi vazhdon të eksperimentojë, në atë që mendohet se mund të jetë ndeshja e tij e fundit në krye të stolit kuqezi.
Manaj zhgenjeu ndaj skocise?!!! Ke kemi me mire? Balaj vetem vrapon SI kali ne lem dhe s’di nga bie porta. Sa per kete Uzunin keni marre flake SI pushka e jevgut…. Shpresoj Te jem une gabim. Panuci me Te vertete spo tregon vazhdimesi por kur shoh cfare malli kemi ne fushe edhe nje supermen nuk do na ndihmonte dot….