Jo të gjithë e duan Rangnick te Milan, Maldini i përvishet gjermanit: Të mësojë respektin para italishtes

Milani prej kohësh është përfolur se po e rpojekton të ardhmen rreth ideve të trajnerit gjerman, Ralph Ragnick. Ky i fundit i ka pohuar kontaktet me kuqezinjtë së fundi, por duket se ka vendosur kushtet e tij për të marrë pankinën e klubit italian. Kështu Ragnick dëshiron të ketë fuqi të plotë menaxheriale përpos stolit të Milanit. Një deklaratë e tillë nuk është pritur mirë nga Paolo Maldini, i cili aktualisht mban rolin e drejtorit të zhvillimit dhe strategjisë sportive në klubin ku shihet si një legjendë për kohën kur ka mbajtur veshur fanellën e tyre në fushën e lojës.

Në një deklaratë të fundit, ish-mbrojtësi i Milanit është shprehur se kurrë nuk ka folur me Rangnick, ndërsa thekson se me fuqinë e plotë që dëshiron pushton territorin e punonjësve të tjerë profesionist te skuadra italiane. Masdje Maldini ka edhe një këshillë për gjermanin, të cilit i thotë të rishikojë njëherë konceptin e respektit për kolegët përpara se të mësojë italishten.

“Duke qenë se kurrë nuk kam folur me Rangnick nuk e kuptoj se në çfarë bazash janë ngritur deklaratat e tij, gjithashtu sepse kurrë nuk më kanë thënë asgjë prej pronarëve. Gjithsesi sipas meje disa kosiderata duhen bërë. Tekniku gjerman në fakt, duke folur për një rol me fuqi të plotë menaxhuese si në fushën sportive ashtu edhe në atë teknike, pushton zonat në të cilat punojnë profesionistë me kontratë të rregullt. Kështu që kam një këshillë për të. Përpara se të mësojë italishten ai duhet të rishikojë konceptin e përgjithshëm të respektit, pasi ka kolegë të cilët pavarësisht vështirësive të momentit po përpiqn të mbyllin sezonin në një mënyrë shumë profesionale, duke vendosur të mirën e Milanit përpara krenarisë së tij“, është shprehur Paolo Maldini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online