Koha për Kombëtare apo për merkato klubesh? Pas lajmit se Nedim Bajrami do t’i bashkohet Shqipërisë, njoftime jo të gëzueshme vijnë nga Kosova. “RTV Dukagjini” raporton se dardanët kanë marrë tre refuzime.
Fillimisht për ta nisur me sulmuesin fantastik të Salzburg, Mërgim Berisha, që realizoi edhe në “Champions League” duke bërë jehonë të madhe. Sulmuesi ka refuzuar ftesën e Kosovës në këto kualifikuese duke lënë mundësinë për t’iu bashkuar “ekipit” në ndeshjet e ardhshme.
Po të njëjtën linjë mbajnë edhe Bastien Toma dhe Toni Domgjonin, futbollistë që janë rritur me moshat e Zvicrës. Përgjigja e tyre ka qenë e njëjtë duke lënë mundësinë që t’i bashkohen në të ardhmen Kosovës. Pra një llogari e thjeshtë me laps e letër, teksa në këto kohë do të presin edhe përgjigjen që do t’i vijë nga Kombëtaret përkatëse që përfaqësojnë aktualisht, duke e trajtuar përfaqësuesen e shqiptarëve si “gomë rezervë”. /Sport Ekspres/
mos te perfundoni si januzaj ;;; qe e morri veten per maradona ;;deh pranoi belget ; dhe tani e shohim spo e marin me ;;; e dogj veten ;;; prandaj edhe ju mos tju a haje dhija librat ;;; po te zgjidhni vende te tjera do tju djegin si januzaj ;;belu se merr se i jep preference te tjerve belge ;;; dueht te jeni 2 here me te mire se te tjeret qe tju marrin mendohuni mire me kosoven keni fatin te luani dhe te nderoni te gjthe shqiptaret ;;;mos e digjni veten merci januzaj po te kishte zgjedhur kosoven ose shqiperie tani do te ishte ylli per shqiptaret 10 milione