“Jo për ta shitur si nacionalizëm, por në Greqi nuk do shkoja derisa të vdes”! Skënder Gega: Në çdo vend tjetër marrë çantë dhe iki…

Agim Ibrahimi ishte një prej futbollistëve shqiptarë që bëri një karrierë të madhe në Europë. Ky lojtar përfaqësonte Maqedoninë e Veriut, por teksa ishte i ftuar në “Soccer Talk Podcast” që drejtohet nga Skënder Gega, tregoi pengun e madh e të mos veshurit fanellën kuqezi.

“Ne jo se nuk kemi pasur njerëz që na kanë shtyrë drejt Shqipërisë, bëhet fjalë për vitet 2003. Por ishin menaxherët e asaj kohe që donin të na dërgonin. Nuk e di sesi ka ndeshje kam bërë kundër Shqipërisë të moshave. Unë shkova bëra punën time si profesionist te Maqedonia e Veriut. Si fëmijë, ne nga Tetova e kemi pikë të dobët Shqipërinë. Është e qartë që për mua ishte ëndërr, por më pas bisedat janë ndryshe. Uroj që të bëhet djali një futbollist i njohur dhe të vishet kuqezi”, tha Agim Ibrahimi.

Nga ana tjetër, Skënder Gega u shpreh se nuk do të shkonte kurrë për të ndërtuar karrierën në Greqi, duke ditur se ky vend ka shuar karrierën e thuajse të gjithëve futbollistëve shqiptarë:  “Cdo njeri kur vjen një ofertë, është e mirëpritur. Unë nuk e shikoj veten si trajner në Greqi kurrë, derisa të vdes. Jo për ta shitur si nacionalizëm apo servil, por në çdo vend tjetër si profesionist që jam, marrë çantën dhe iki”, tha Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online