Jo, nuk është shaka! E mbani mend “talentin e famshëm” Mastour? Njeriu i “Youtube” te Milani, firmos në kategorinë e dytë të Marokut…24-vjeç

Ku mund të shkojë talenti nëse nuk ka përulësi? E thjeshtë, shihni Hachim Mostour. Në moshën 14-vjeçare do të firmoste për Milanin me një rrogë prej 500.000 eurosh. Më pas do të kthehet në lojtarin më të ri që kishte luajtur në histori me Kombëtaren e Marokut.

Të gjitha mediat flisnin për të duke e krahasuar me Ronaldinho dhe Neymar. Megjithëse luante në ekipin e të rinjëve të Milanit, të gjithë tifozët kuqezinjë ishin në dijeni të Hachim Mastour si të ishte pjesë e ekipit të parë.

E gjitha kjo vetëm për shkak të videove mbreslënëse që publikoheshin në Youtube, ku lojtari në fjalë bënte lëvizje impresionuese. Por sigurisht që kjo nuk mjaftonte, marokeni nuk e mori kurrë seriozisht futbollin. Karriera e tij shkoi aq keq sa mes shumë dështimeve nëpër huazime, përfundoi lojtari i lirë dhe në ditën e djeshme do të zyrtarizohej te RCA Zemamra, ekip i kategorisë së dytë në Marok. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online