“Jo në shtëpinë e Simeones”, Juventusi nuk e mund dot Atletico Madridin në transfertë

“Jo në shtëpinë e Simeones”! Juventusi mund të festojë në të gjitha stadiumet e mundshme në Europë, por trajneri i Atletiko Madridit nuk e dëshiron festën e bardhezinjve me tre pikë që t’i merren në vendin e tij.

Kur u mendua se italianët do ia arrinin në mbrëmjen e sotme, erdhi edhe kundërpërgjigja e Atletikos. Cuadrado dhe Matuidi e dërguan rezultatin 0-2 për bardhezinjtë, duke e menduar këtë ndeshje si të përfunduar.

Saviç do të shkurtonte diferencat në 1-2, ndërsa Herrera solli edhe baraspeshën për të mbyllur rezultatin 2-2. Një festë e çmendur ka ardhur nga Diego Simeone, megjithëse këtë herë ia arriti të përmbante veten në mënyrën e festimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online