Jo gjithmonë duhet marrë me rezultatin, ja pse humbja 1-0 e Egnatias kundër Partizanit është më shqetësuese ajo 5-0 kundër Tiranës

Egnatia është kthyer për herë të parë në fjalën kryesore të mediave sportive “për keq”. Pas një sezoni perfekt, ekipi i drejtuar nga Tetova e mbyll kampionatin me shije të hidhur pasi humbi finalen e Superkupës ndaj Partizanit 1-0 dhe më pas e mbylli vitin me humbjen në kampionat me Tiranën, 5-0.

Por diskutimet në media për Egnatian janë bërë më të mëdha pas humbjes shkatërruese me Tiranën. Megjithatë jo gjithmonë është rezultati fjala e parë, humbja e Egnatias me Partizanin duhet të jetë më shqetësuese se ajo me Tiranën.

Kjo për arsyen e thjeshtë se ndeshja me Partizanin ishte një provë për të treguar pjekurinë e skuadrës për Final 4, ku finale të këtij lloji dhe me të njëjtin rival do të vendosin edhe fatin e titullit kampion. Në ndeshjen me Partizanin, Egnatia shpërdoroi pafundësisht raste dhe e pësoi nga një dhuartë. Kjo tregon që përtej ecurisë brilante në 36 javë kampionat që mund të zhvillohen deri në fund, ky ekip nuk është akoma mjaftueshëm i pjekur për të synuar titullin kampion në “Final 4”.

Ndërkohë humbja kundër Tiranës 5-0, ishte thjeshtë një ditë “JO” për Egnatian dhe në një formulë të tillë kampionati, ndoshta një disfatë e tillë vonoi shumë duke ditur se të gjithë ndjekësit e Egnatias kishin gabuar në shumë javë dhe ekipi i Tetovës tregonte përkushtim maksimal në çdo ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online