“Jo çdo ekip luan me këtë personalitet”, Deliallisi nuk pajtohet me humbjen: Meritonim një pikë

Egnatia vazhdon me hapin e një ekipi që kërkon titullin kampion. Ky ekip di të vuajë dhe të marrë rezultate edhe në ditën jo më të mirë. Skuadra e Tetovës arriti të fitonte me shifrat 0-1 kundër Erzenit në transfertë. Momenti që vendosi takimin ishte minuta e 55, atje ku Zejnullai me një lëvizje të bukur klasi dërgoi topin në rrjetë.

Trajneri i Erzenit shfryu mërzinë duke goditur shishen e ujit, nuk e priste që skuadra e tij ta pësonte me një mënyrë të tillë. Në fund, Fangaj u ndëshkua me karton të kuq dhe la Egnatian me 10 lojtarë, por Erzeni nuk shfrytëzoi superioritetin numerik. Më poshtë ndiqni intervistat e trajnerëve për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Deliallisi (Erzeni): “Ishte një ndeshje e ekuilibruar, gabuam vetëm 1 episod në 100 minuta. Kundërshtari me kualitetin e tillë të dënon. Pjesën e parë ishim në kontroll me Egnatian që nuk na rrezikoi fare. Më vjen keq për lojtarët pasi dhanë gjithçka dhe meritonim një pikë sot. Një mungesë përqëndrimi i dha 3 pikë kundërshtarit.

Nuk kemi një sulmues që tërheq ekipin dhe këto vështirësi do të kemi. Jo çdo ekip luan me këtë lloj personaliteti si Erzeni ndaj Egnatias. Kundërshtarët kanë kualitet të frikshëm, stol dhe dominon të gjithë kundërshtarët. Për ne çdo kundërshtar është i vështirë, edhe ata e kanë të vështirë me ne. Duhet vetëm të përmirësohemi për ndeshjen e radhës.

Tetova (Egnatia): “Nuk kisha dhënë detyra për qarkullimin e topit, por pamë që Erzeni ishte i gjithi në mbrojtje. Është e vështirë të depërtosh kur ekipi është i gjithi në mbrojtje. Një lojtari të tillë, si kapiteni i skuadrës ne do ti bëjmë vend. Loja i ka këto vështirësi. Nuk janë të gjithë lojtarët të të njëjtit agresivitet. I thashë dhe lojtarëve që duhet durim. Mjaftueshëm trepikëshi kundër Erzenit. Mundohem tja shpjegoj lojtarëve që faza e dytë nuk është njësoj si faza e parë. Skuadrat na njohin më mirë dhe i marrin masat”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *