“Jetoja si një rock-star”, Uesli Shnajder rrëfen jetën e shfrenuar si futbollist: Shoku më i mirë ishte shishja e vodkës

Uesli Shnajder është një nga ata futbollistë që suksesi nuk i ka munguar aspak në karrierën e tij. Gjatë kohës kur luante futboll ka mbajtur veshur edhe fanellën e Realit të Madridit dhe Interit ku ka ngritur trofe të rëndësishëm. Por ndonjëherë fama nuk kontrollohet në mënyrën e duhur dhe i tillë është edhe rasti i Shnajderit.

Në librin e tij autobiografik ish-futbollisti holandez ka zbuluar detaje nga jeta e tij private që përkojnë me periudhën kur ishte pjesë e galaktikëve të Realit të Madridit. Jeta e tij në kryeqytetin spanjoll ka qenë e shfrenuar dhe alkooli ka qenë miku i tij më i mirë. Megjithatë kjo mënyrë jetese nisi të jepte edhe pasojat e veta më vonë.

“Unë nuk isha i vetëdijshëm se lëvizja në Real gjithashtu do të thoshte se u zhvendosa në jetën e natës së Madridit. Unë isha i ri, po shijoja sukses dhe po e dashuroja gjithë vëmendjen. Kjo është aty ku duhet të ketë shkuar keq për mua më vonë në jetën time. Unë merrja drogë, por pija alkool dhe kisha një mënyrë jetese si të  një ylli rroku.

Edhe kur isha i dehur, duke u vërdallisur në rrugë dhe duke shpenzuar mijëra euro, duke paguar për të gjitha pijet në çdo vend. Unë isha i dobët dhe nuk tregoja ndonjë rezistencë. I lejoj njerëzit të më trajtojnë si një yll. Unë nuk e kuptova që shoku im më i mirë ishte shishja e vodkës. Kam bërë shumë festa me shumë shokë të këqij përreth dhe gra dhe sherrë. Situata doli nga dora në një mënyrë të tmerrshme”, ka thënë Shnajder./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online