Thonë që jeta e vërtetë nis 40 vjeç, por për Orges Shehin ka nisur 16-të. Në 1994 fitoi titullin me Teutën dhe mori pjesë në europianin e 16-vjeçarëve me Shqipërinë. Jo keq për dikë që ishte në vit të dytë gjimnaz.
Sot Shehi është bërë baba, ka fituar disa tituj radhazi dhe ka shkuar në europian me te mëdhenjtë. 24 vite karrierë dhe ta bësh këtë gjë në Shqipëri nuk është asnjëherë e lehtë përkundrazi mund të jetë një rast unik.
Shehi është futbollisti shqiptar që ka luajtur më shumë ndeshje ndonjëherë. Mbi 600 takime, një shifër e jashtëzakonshme. Do duhet shumë kohë që dikush ta thyej.
Po si ja bën që megjithëse 40 vjeç është serish në një formë të pëlqyer. Stërvitje e mirë dhe stabilitet psikologjik. Kundër Mladës theu dhe një tjetër fiksim personal. Te arrinte një kualifikim me penallti. Dhe ne 2013-ën kundër Çernomores priti, por atë dite nuk vlejti. Te enjten po. Jo vetëm për penalltitë, por mbi të gjitha për ato 10 raste të pastra shënimi që nëse nuk do kish qenë Shehi, çekët udhëtimin në Shqipëri do e kishin kthyer në një shëtitje.
Tani thonë që do e lërë. Edhe mund ta lërë, por nëse Skënderbeu shkon në grupet e Europa League-s duhet ta shtyje vendimin për vitin tjetër. Ç’bëri 40 ç’bëri 41. Pastaj thonë sikur 40 vjetori nuk festohet. Në fund të ndeshjes në majë të “ole”-së së lojtarëve ishte Shehi. Zakonisht në Shqipëri janë presidentët, ndërsa në botë trajnerët. Të enjten ishte portieri.