Jepet verdikti zyrtar për ndeshjen Juventus-Napoli, barra rëndohet edhe me heqje pikësh

Më në fund ka ardhur edhe vendimi zyrtar për ndeshjen e shumëpërfolur Juventus-Napoli. Një situatë tërësisht e paprecedentë ishte ajo që ndodhi në Torino, ku bardhezintjë zbritn në fushë për të luajtur, pavarësisht se ishin në dijeni të plotë se kundërshtarët nuk do të vinin. Dy rastet me Covid-19 bëri që autoritetet lokake të bllokonin udhëtimin e Napolit, por te Juventusi kanë vendousr të zbatojnë vetëm protokollin e vendosur nga UEFA.

Skuadra e Gatuzos e ka humbur takimin në tavolinë me rezultatin 3-0, duke bërë që “Zonja e vjetër“ të kalojë lehtësisht një nga ndeshjet më të forta të kampionatit. Por si për të mos mjaftuar vetëm kaq, barra mbi shpinën e napoletanëve rëndohet edhe më shumë, pasi bashkë me humbjen në tavolinë u hiqet edhe një pikë në tabelën e klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *