Jepet drita jeshile, “VAR” edhe në Champions!

Polemika të shumta kishte në ndeshjet e javës së parë të “UEFA Champions League”. Më të shumta ishin padyshim për sfidën midis Valencias dhe Juventusit, ku u akorduan 3 penallti dhe një karton i kuq për Kristiano Ronaldon. Një karton që shkaktoi jo pak polemika, si gjatë sfidës po ashtu edhe në media, ku dhe u hap përsëri debati i përdorimit të sistemit VAR në Champions.

Lidhur më këtë çështje ka reaguar më në fund UEFA. Institucioni numër një qeverisës për sa i përket futbollit në Evropë, duket se i ka dhënë fund polemikave. Tashmë është zyrtare, duke nisur nga sezoni i ardhshëm 2019-2020 sistemi VAR do të futet në përdorim në Champions. Në Europa Ligë gjithashtu dhe në Ligën e kombeve do të përdorët që nga sezoni 2020-2021.

Kreu i UEFA, Aleksadnër Ceferin ka thënë përpara mediave se prezantimi i VAR në gusht të vitit 2019 do t’i jap kohë sistemit që të përmirësohet sa më shumë dhe të forcohet, por edhe zyrtarët e ndeshjes, pra gjyqtarët të kenë efikasitet në maksimum dhe të minimalizohen gabimet në një kompeticion të madh, siç është Champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *