Erjon Braçe njihet gjithmonë për qendrimet e tij kritike ndaj arbitrave, shpeshherë duke e tejkalur masën me etiketimet dhe përfundimet e dala. Teksa po bënin një analizë të drejtësisë së kampionatit shqiptar deri tani në “Procesi Sportiv”, Lorenc Jemini është kthyer pak pas në kohë, duke folur edhe për kohën kur ishte vetë arbitër.
“Braçe? Çfarë nuk më ka thënë edhe kur isha unë si arbitër. Nuk kam qenë unë kur gjuajti atëherë me çakmak. Shkruante që ja ky arbitri që është dërguar me porosi në këtë ndeshje. Po ku e dinte Braçe që isha unë me porosi? Ai mund të marrë vesh nga politika, po nuk merr vesh nga sporti. Qeveria e ka shumë të lehtë që të miratojnë ligjin e sportit që e kanë të gjithë vendet e tjera. Po bëni një lojë si macia me miun tani me këtë punën që thoni për keqmenaxhimin e klubeve”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/