Jemini flet për penalltinë e kaosit në Ballsh: Fola me arbitrat, fjalët e Kapllanajt janë të kota

Lorenc Jemini ka bërë moviolën në rastin e penalltisë së akorduar te Bylisi-Vllaznia, që shkaktoi kaos të madh. I ftuar në “Procesin Sportiv” është shprehur se historitë e nxjerra nga presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj janë të kota. Në versionin e nxjerrë nga Jemini është arbitri i katërt që bërë ndërrimin vendimit dhe jo delegati Bujar Pregja.

“Historia e nxjerra nga presidenti i Bylisit janë të kota dhe nuk kanë lidhje fare. Unë fola me arbitrat dhe e di të vërtetën. Shihni pamjet dhe ka prova për atë që ka ndodhur. Ka shkuar gjyqtari i katërt që të bisedojë me kryesorin dhe i ka thënë që ta anullojë penalltinë se nuk ishte. Këtu është për notën maksimale, pasi u fut në fushë sepse nuk po bindte kryesorin në kufje. Kjo është e vërteta, jo ajo me Pregjën”, ka thënë Jemini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online