“Jemi të mbaruar, nuk na pranon as Strakosha”! Reagim i ashpër në rrjetet sociale nga tifozët e Manchester United, nuk e përtypin dot refuzimin

Thomas Strakosha ishte shumë pranë nëshkrimit me Manchester United. Mediat më prestigjoze britanike raportuan se gardiani shqiptar do të hidhte firmën në kontratë me djajtë e kuq. Por situata ka marrë ndryshim rrenjësor teksa i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano, raportoi se Strakosha do të firmosi për Brentford.

E thënë nga Romano merr vlerë tjetër, është njësoj si të jetë zyrtarizim i vetë klubit. Një gjë e tillë ka sjellë reagim të ashpër nga tifozët e Manchester United siç raporton edhe “Sportskeeda” duke nxjerrë në pah disa nga komentet. Tërësisht të irrituar, tifozët e djajëve të kuq e quajnë klubin e tyre “të marrë fund” aq sa nuk bindin dot dhe i refuzon edhe një lojtar mesatar si Strakosha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *