“Gënjeshtra dhe hipokrizi”, Briken Calja merr medalje dhe nuk gjen paratë që i detyrohen: Shikoni llogarinë time bankare

Të gjithë i gëzohen medaljeve të fituara nga sportistët, por ku vjen çështja në dhënien e detyrimeve të parave sipas rregullit dhe ligjit, situata komplikohet. Briken Calja ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke treguar sesi qëndron e vërteta. Ai shprehet se nuk ka asgjë me Qeverinë dhe Ministrinë, por Federata e Peshëngritjes nuk i ka kaluar ende shpërblimin në llogari.

“Sqarim per opinionin publik ne lidhje me situaten e krijuar. Se pari, postimi i i bere dje ne profilin tim nuk ka lidhje me shperblimet financiare te medaljeve te fundit. Per cdo postim ne profilin tim mbaj pergjegjesi morale prandaj eshte udhes te sqaroj konkretisht disa situatat dhe mos ti lihet vend keqintepretimeve. Se dyti, meqe kartat per temen e shperblimeve u hapen mbi tryeze doja te sqaroja dhe te vija pikat mbi “i” per disa gjera.

Ne lidhje me qeverine dhe Ministrine konkretisht i jam vertet mirenjohes per Ligjin e ndryshuar te Sportit dhe per procedurat korrekte ne lidhje me shperblimet e sportistave per medaljet e fituara. Ministria e ka bere punen e vete per kete teme dhe korrektesia e treguar nga ana e saj meriton vec se duartrokitje. Ne lidhje me Federaten e Peshengritjes, doja thjesht te shprehja keqardhje per genjeshtrat dhe hipokrizite e vazhdueshme ne lidhje me kete teme.

Nese ne llogarine e Brikenit ka ardhur shperblimi i plote i medaljeve sic Federata pretendon kjo eshte lehtesisht e verifikueshme. Ne llogarine e Brikenit ka kaluar vetem urdhri i pare i Ministrise, sic dhe une kam rene personalisht dakord per ndarjen e shperblimit ne pjese. Cdo transaksion bankar eshte lehtesisht i verifikueshem ne sistemet bankare dhe ne Thesarin e shtetit, keshtu qe ti leme menjane hipokrizite dhe genjeshtrat por ti japim drejtim punes sic duhet.

Mbaj pergjegjesi morale e ndoshta edhe me teper per fjalite e fundit ne lidhje me Federaten e Peshengritjes dhe procedurat e shperblimit financiar! Doja thjesht tju falenderoja per perkrahjen dhe shihemi se shpejti ne garat e ardhshme. Brikeni”, shkruan Calja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online